Sebastian Vettel do ta nisë nga vendi i parë Cmimin e Madh të Abu Dhabit, gara e fundit e botërorit të Formula 1 për këtë sezon.
Piloti i Red Bull ka rregjistruar kohën më të shpejtë në pistën e Jas Marinës, duke ndalur kronomentrin në 1 minutë 39 sekonda e 394 të mijtat.
23-vjecari gjerman ka lënë pas krahëve anglezin e McLaren, Ljuis Hemilton, ndërkohë që në vendin e tretë është renditur Fernando Alonso. Vetëm në vendin e 4 ka mundur të zërë piloti tjetër i Red Bull, Mark Veber.
Një renditje kjo që tregon se gara e të dielës do të jetë një luftë mes këtyre 4 pilotëve për titullin kampion bote në F1. Gara për Cmimin e Madh të Abu Dhabi-t do të transmetohet direkt nga Top Channel, të dielën në orën 14:00.
Top Channel