El Salvador, zjarr në burg, 19 viktima

13/11/2010 04:40

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një burg të El Salvadorit.

Të gjitha viktimat janë të dënuar të moshave të ndryshme. Fillimisht 16 prej tyre gjetën vdekjen e menjëhershmë, ndërkohë që 3 të tjerët ndërruan jetë si pasojë e djegieve të mëdha që kishin marrë.

Lajmi njoftohet nga autoritetet mjekësore vendase të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit brenda institucionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA