Bizhdili: Nuk kisha armë, më ra celulari

13/11/2010 20:25

I vënë në qendër të kritikave në shtyp, presidenti i klubit të Besës, Shpëtim Bizhdili, protagonisti kryesor i incidentit pas ndeshjes me Lacin, ka kundërshtuar sulmet ndaj tij se gjatë ngjarjes ka nxjerrë një pistoletë për të kërcënuar gjyqtarin e ndeshjes, Emirjon Sina.

“Unë s’kam marrë pistoletë. Unë e kam gjykuar arbitrin me të shara. Unë kam pasur telefonin në dorë dhe më ra. Të gjitë kujtuan se ishte pistoletë. Por vajta në polici, piva një kafe dhe u sqaruam. Nuk ndëjta atje as pesë minuta. Këto janë vetëm thashetheme”, ka deklaruar Bizhdili.

Celulari i Bizhdilit përmendet edhe në deklaratën e dytë të policisë së qarkut Lezhë, lëshuar të premten në darkë vonë.

Në të shkruhet se presidenti Bizhdili ka qenë i nervozuuar nga humbja e ndeshjes dhe ka hedhur celularin në fushë, pa dashur, sipas vetë dëshmisë së Bizhdilit, të godasë arbitrin.

Por as policia dhe as vetë presidenti i Besës nuk e shpjeguan faktin pse telefoni cuditërisht ndryshoi trajektore duke goditur, sic thotë komunikata, aksidentalisht arbitrin kryesor të ndeshjes.

“E kam sharë dhe e kam ofenduar arbitrin dhe për këtë nuk tërhiqem, por nuk e kam qëlluar. Ka vende të tjera ku të qëllohet”, ka pohuar Bizhdili.

Sipas Bizhdilit, ka klane të caktuara që kërkojnë rënien e Besës në kategorinë inferiore. E ndërsa Bizhdili akuzohet shpesh herë për gjaknxehtësi në marrëdheniet e tij me arbitrat, presidenti i Besës nga ana e tij i ka bërë apel presidentit të FSHF, Armand Duka, që të vendosë rregull në kampionat, pasi sipas tij, nëse gjërat do të vazhdojnë kështu, atëherë ky sezon nuk do të shkojë deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA