Birmani, lirohet Aung San Suu Kiy

13/11/2010 11:55

Lirohet nga arresti shtëpiak udheheqesja pro-demokracise së Birmanisë, Aung San Suu Kyi.

Policia heq barrikadat jashtë shtëpisë së saj duke i dhënë fund kështu masës për gruan që ka marrë cmimin Nobel për Paqen në vitin 1991.

Qindra përkrahës të udheheqeses u mblodhën jashtë shtëpisë së saj dhe selise se partise se saj Liga Kombetare per Demokraci në pritje të lirimit. Shume prej tyre mbanin bluza ku ishin shkruar sllogane: “Ne jemi me ty Aung Su” apo “Liri nga Frika”.

65-vjecarja duhet te ishte liruar vitin e kaluar, por mberritja e nje amerikani qe deklaroi e kishte ardhur ne Birmani per ta shpetuar i shtoi edhe 18 muaj denimit te saj. Ka shume spekullime se gjeneralet qe drejtojne vendin do te sanksionojne lirimin e saj pas zgjedhjeve te para qe u zhvilluan ne vend pas 20 vjetesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA