“Bin Laden strehohet në Pakistan”

13/11/2010 01:45

Për ish-kreun e shërbimeve sekrete gjermane, Augustu Haning, lideri i Al Kaedas, Osama Bin Laden strehohet në Pakistan.

“Sipas të dhënave dhe përllogaritjeve të mia, Bin Laden ndodhet në zonat farefisnore të Peshauarit, pranë kufirit me Afganistanin dhe disa segmente të shërbimeve sekrete pakistaneze i ofrojnë mbrojtje”, u shpreh për CNN, Haning.

Ish-kryespiuni gjerman u ngarkua me detyrën për kapjen e Bin Ladenit gjatë periudhës së bombardimeve në Tora Bora. Sipas Haning zhvendosja e Bin Ladenit në Peshauar vështirësoi operacionet për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA