Afganistan, sulmohet aeroporti Jalalabad
13/11/2010 08:00
Një grup talebanësh ka sulmuar aeroportin e Jalalabad, në lindje të vendit, ku gjendet edhe një bazë ushtarake e huaj.
Një zëdhënës i talebanëve ka folur për 14 kamikazë.
Në një komunikatë, ISAF ka deklaruar se rebelët kanë sulmuar duke qëlluar me armë të kalibrit të vogël.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një forcë e reagimit të shpejt që ka vrarë tetë prej kamikazëve, një prej të cilëve mbante veshur një jelek të mbushur me eksploziv.
Top Channel