Afganistan, bombë në veri, 8 të vdekur
13/11/2010 09:55
Një atentat kamikaz, i realizuar me një motorçikletë-bombë, ka shkaktuar në një distrikt të provincës afgane të Kunduz, vdekjen e tetë civilëve.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas informacioneve të parë, atentatorët kanë goditur në një treg në distriktin e Imam Saheb.
Sulmi nuk është marrë ende përsipër, por me shumë mundësi është vepër e tabebanëve, sipas mediave lokale.
Sipas qeverisë lokale, viktimat janë gjashtë civilë dhe 2 agjentë të policisë.
Në vengjarje janë edhe 18 civilë të plagosur.
Top Channel