Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara i dha fund debatit për të lejuar personat e deklaruar si homoseksualë në ushtrinë amerikane.
Gjykata Supreme rrëzoi një kërkesë të një grupi homoseksualësh për të lejuar shprehjen e prirjeve seksuale në ushtri duke lënë në fuqi parimin “mos pyet, mos trego”.
Më herët një gjykatë apeli në Kaliforni e kishte cilësuar “mos pyet, mos trego” si në kundërshtim me kushtetutën amerikane dhe për disa ditë u lejua rekrutimi i personave që ishin deklaruar homoseksualë në ushtri.
Por Gjykata Supreme fillimisht pezulloi vendimin e gjykatës kaliforniane dhe më pas e rrëzoi atë.
Në Britani, Izrael dhe një sërë vendesh të tjera lejohet që personeli ushtarak të bëjë publike orientimin e tij seksual, ndërsa në SHBA me anë të një ligji të vitit 1993, homoseksualët mund të shërbejnë në ushtri, por jo të deklarojnë hapur orientimin e tyre seksual.
Top Channel