Spanjë, arrestohet prifti me materiale porno
12/11/2010 22:15
Një prift spanjoll është arrestuar pasi i janë gjetur rreth 21 mijë disketa që përmbajnë material pornografikë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle.
Besimtari, 52 vjeç, është lënë më pas pas pagimit të një shume, por me detyrimin për t’u paraqitur përpara një gjykatësi çdo 15 ditë.
Materiali pornografik mbahej në kishën ku punonte prifti.
Deri tani Spanja kishte mbetur e pastër nga skandalet e lidhura me pedofilinë.
Top Channel