Rrihet babai i John Terry

12/11/2010 17:15

Ted Terry, babai i kapitenit të Chelsea, John Terry, është plagosur rëndë në kokë pasi është sulmuar nga disa huliganë në një stacion treni.

Një nga huliganët, i cili e kishte mbuluar fytyrën me një shall të Tottenham Hotspur, ia ka përplasur kokën në një shtyllë hekuri, sipas ‘The Sun’.

Ted Terry është dërguar menjëherë në spital.

Një mik i familjes është shprehur se “plaga që ka marrë Ted ka pasur nevojë për shumë qepje. Ai është shumë i mërzitur që është sulmuar nga disa pseudotifozë vetëm për faktin se është babai i një lojtari që luan me një ekip kundërshtar.”

John Terry, lojtari i Chelsea, është shprehur shumë “i shokuar dhe i mërzitur” për këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA