Grumbullimi i Ledian Memushaj, i portierit të Skënderbeut, Orges Shehu dhe rikthimi pas 9 muajsh i kapitenit Altin Lala janë risitë e listës së lojtarëve që trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe ka vendosur të këtë nën urdhrat e tij për miqësoren me Maqedoninë me 17 nëntor.
Tekniku kroat ka bërë disa ndryshime në këtë skuadër, duke lënë jashtë Bogdanin, Kapllanin dhe portierin Isli Hidi.
I pari ka kërkuar vetë të mos angazhohet në këtë miqësore, ndërkohë që për dy të fundit ende nuk dihen shkaqet për një vendim të tillë. Pjesa tjetër e futbollistëve është e njëjta me ata të ndeshjeve të kaluara.
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet ditën e mërkurë me 17 nëntor në stadiumin e Korçës dhe është ndeshja e fundit për përfaqësuesen tonë për vitin 2010.
Top Channel