Pato, 6 javë larg fushave

12/11/2010 18:45

Tjetër lajm i keq për Milan. Pas dëmtimit të rëndë të Filippo Inzaghi, vijnë edhe rezultatet e vizitave mjekësore të Patos, i cili do të qëndrojë pushim për gjashtë javë.

Sulmuesi brazilian ka pësuar një dëmtim në kofshë.

Lajmin e bën të ditur klubi kuqezi në një komunikatë zyrtare.

Pato ishte dëmtuar në ndeshjen e të mërkurës ndaj Palermos, por mendohej që dëmtimi do të ishte i lehtë.

Por, për të parë sërish Paton në fushë duhet pritur viti 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA