
Koha e njohjes me ekipin dhe e përgatitjes së ndeshjes premierë të tij tashmë ka mbaruar. Gert Haxhiu, trajneri i ri i Besës së Kavajës do të debutojë sot në stolin e kavajasve në një sfidë të vështirë.
Verdhezinjtë do të luajnë një transfertë të vështirë në Laç, kundër vendasve ambiciozë, të cilët janë thuajse të pakalueshëm në fushën e tyre. Besa vjen nga një periudhë e vështirë, pasi vetëm në fillim të kësaj jave dha dorëheqjen ish-trajneri Përparim Daiu dhe emërimin brenda ditës të teknikut të ri, Haxhiu.
Ky i fundit, me alternativat që ka në dispozicion do të ishte i kënaqur edhe me një barazim në sfidën e sotme, çka do të mund të quhej edhe një start i mirë në pankinën e tij të re. Por nuk janë dakord me këtë laçianët e Stavri Nicës, të cilët janë pozicionuar në gjysmën e dytë të tabelës me vetë 3 pikë larg kavajasve, duan fitoren për të lënë pas një kundërshtar direkt për një vend më të mirë në klasifikim.
Top Channel