Kuzhe mund ta drejtojë kombëtaren nga tribuna

12/11/2010 13:00

Josip Kuzhe është shëruar plotësisht, por për faktin se sfida e 17 nëntorit ndaj Maqedonisë në Korçë është vetëm një ndeshje miqësore, nuk përjashtohet që trajneri ta drejtojë skuadrën e kombëtares nga tribuna e stadiumit të Skënderbeut.

Një lajm i tillë është hedhur në qarkullim dhe nga mediat kroate, të cilat kanë shkruar edhe në lidhje me rikthimin e kroatit në “vendin e krimit”, Shqipëri, ku vetëm një muaj e gjysmë më parë u detyruan të kalonte një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Sipas gazetave në fjalë, në fundin e muajit shtator pësoi një hemorragji cerebrale në tru dhe u shtrua në një spital në Tiranë. Por tashmë, falë edhe klimës familjare, Josip Kuzhe është rikuperuar me sukses dhe të mërkurën ka zbarkuar sërish në Tiranë.

Natyrisht, lajmi nuk është i ri, por jashtëzakonisht shumë i mirë, sepse Kuzhe, aktualisht në Tiranë, do të përgatisë skuadrën për miqësoren e javës së ardhshme ndaj Maqedonisë. Kjo do të thotë se problemet me shëndetit tashmë i ka hedhur pas shpine.

Por për mediat kroate ka edhe një mundësi të dytë: “Duke marrë në konsideratë se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore, mundet që Federata Shqiptare e Futbollit të mos e mbingarkojë trajnerin dhe Kuzhe të vëzhgojë qetësisht nga tribuna skuadrën, që pritet të drejtohet nga ndihmësi i tij Xhemal Mustedanagiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA