Hamilton kryeson në provat e dyta të lira

12/11/2010 16:20

Piloti britanik i McLaren, Lewis Hamilton, ishte më i shpejti në provat e dyta të lira të Cmimit të Madh të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Hamilton regjistroi kohën 1’40”888 dhe la pas gjermanin e Red Bull, Sebastian Vettel me kohën 1’41”145.

Në vend të tretë Fernando Alonso me Ferrari, me kohën 1’41”314, i ndjekur nga Marc Webber me Red Bull (1’41”315).

Në vend të pestë dhe të gjashtë u renditën Robert Kubica (Renault) dhe Felipe Massa (Ferrari).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA