F1, Vettel i pari në provat e lira
12/11/2010 15:10
Në provat e para të lira të Cmimit të Madh në Abu Dhabi, gara e fundit e kampionatit, Sebastian Vettel me Red Bull është më i shpejti me kohën 1’42”760.
Menjëherë pas tij renditet Lewis Hamilton me McLaren (1’43”369).
Koha e tretë më e mirë është regjistruar nga Jenson Button po me McLaren (1’43”785) ndërsa në vend të katërt Marc Webber me Red Bull (1’43”840).
Lideri i kampionatit botëror, Fernando Alonso ka regjistruar kohën e gjashtë më të shpejtë me Ferrari (1’44”121).
Top Channel