Dy ndeshje pezullim për Mourinho

12/11/2010 17:05

Komisioni i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka vendosur dënimin me dy ndeshje për Jose Mourinho-n, i cili doli me karton të kuq gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit, Real Madrid-Murcia.

Trajneri i Real Madridit, nuk do të jetë në pankinë për dy ndeshjet e kampionatit spanjoll që ekipi madrilen do të luajë ndaj Sporting Gijon dhe Athletic Bilbao.

Portugezi do të rikthehet për ndeshjen e 29 nëntorit, Barcelona-Real Madrid.

Mourinho mori karton të kuq në ndeshjen e Kupës, Real Madrid Murcia, pasi ofendoi rëndë gjyqtarin e atij takimi, Paradas Romero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA