Dortmundi fiton dhe arratiset

12/11/2010 23:15

Borusia e Dortmundit ka fituar pastër 2-0 ndaj Hamburgut në ndeshjen e hapjes së javës së 12 të Bundesligës gjermane.

45 minutat e para të takimit u mbyllën në barazim 0-0. Vetëm katër minuta nga nisja e pjesës së dytë, vendasit gjejnë golin me anë të Kogauas ndërsa në minutën e 71 dyfishoi rezultatin Lukas Barrios.

Pas kësaj fitoreje Dortmundi ngjitet në kuotën e 31 pikëve, duke u shkëputur plot 7 pikë nga vendi i dytë. Të shtunën dhe të dielën luhen ndeshjet e tjera të javës së 12 të Bundesligës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA