
Mesfushori i Inter, Wesley Snejder, vuan nga anemia dhe ndihet tepër i lodhur.
Hollandezi e ka bërë të ditur këtë gjë për gazetën ‘De Telegraaf’. Snejder sqaron se diagnoza është dhënë nga mjekët hollandezë.
Kandidati për Topin e Artë, të shtunën e kaluar humbi ndjenjat në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes Inter-Brescia.
Futbollisti zikaltër rrëfen: “Fillova të dridhesha dhe ndjeja dhimbje në të gjithë trupin në fund të pjesës së parë të ndeshjes. Bëra një vizitë kardiologjike dhe pastaj u nisa për në Hollandë për të verifikuar gjendjen time.”
“Rezultatet e analizave thonë që kam një gjendje anemike dhe trupi im në këto momente është shumë i lodhur”, përfundon Snejder.
Wesley Snejder nuk është grumbulluar nga Rafael Benitez për ndeshjen e sotme që Inter do të luajë ndaj Lecce.
Top Channel