SHBA: Strategji të re ushtarake
10/11/2010 02:50
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë gjatë një konferencë për shtyp me gazetarët, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë strategjinë ushtarake në Afganistan dhe Pakistan.
Funksionari i administratës Obama deklaroi se rishikimi i strategjisë luftarake do të kryhet në fund të këtij viti, ose në javën e parë të vitit të ardhshëm kur dhe do t’i paraqitet Kongresit të ri si dhe publikut.
Zyrtari nuk dha detaje për strategjinë e re luftarake e cila tashmë duhet të hartohet me një konsensus me republikanët të cilët kontrollojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.
Top Channel