Obama fjalim para indonezianëve
10/11/2010 04:40
Presidenti amerikan Barak Obama mbajti një fjalim të gjatë drejtuar indonezianëve, i cili konsiderohet si një fjalim kyç drejtuar botës islame, duke qenë se Indonezia është vendi me numrin më të madh të muslimanëve në botë.
Në fjalën e tij në Universitetin e Indonezisë në Xhakarta përpara 6 mijë personave, Obama tha se Indonezia është një shembull i përkryer se si mund të zhvillohet demokracia dhe të respektohet diversiteti në një shoqëria kaq të madhe.
Më herët presidenti Obama kreu një vizitë në xhaminë e Istiklalit, xhamia më e madhe në Azinë Jug-lindorë. Pas Indonezisë turi i presidentit amerikan vazhdon me Korenë e Jugut ku do të marrë pjesë në samitin e G20.
Top Channel