Shefi i ICO-së, Piter Faith i ka bërë thirrje popullit të Kosovës që të mbajë një qendrim pozitiv për aspiratat e tij evropiane.

“Raporti i progresit konstaton shumë përmirësime që janë arritur gjatë 12 muajve të fundit. Prandaj, i bëj thirrje popullit të Kosovës që të mbajë një qëndrim pozitiv për aspiratat evropiane”, ka deklaruar Faith.

Ai ka inkurajuar edhe autoritetet kosovare që rekomandimet e raportit t’i shohin në mënyrë konstruktive dhe të punojnë për kalimin e sfidave që janë identifikuar në të.

“Raporti i KE pasqyron progresin e arritur nga institucionet e Kosovës gjatë vitit të kaluar, por vë edhe në pah nevojën për reforma në fushën e qeverisjes, ekonomisë dhe demokracisë”, ka shtuar Faith.

Përsa i përket cështjes së liberalizimit të vizave, shefi i ICO-së ka shtuar se ajo nuk është një rezultat që vjen automatikisht, por një mundësi.

Top Channel