Marotta i përgjigjet Contes: Napoli është padyshim favorit për Scudetton…
“Kisha një muaj që ndihesha keq. Në fillim menduam se ishte një virus, por të hënën zbuluam që bëhej fjalë për malarje.”
Kështu është shprehur lojtari nga Bregu i Fildishtë, i cili sot do të luajë me Chelsea-n kundër Fulhamit edhe pse ka sëmundjen tropikale.
“Nuk e di ku e mora sëmundjen, por jam i lumtur që më e keqja ka kaluar. Shpresoj që brenda pak javësh të jem në formën time më të mirë”, u shpreh 32-vjeçari.
Kapiteni i Bregut të Fildishtë, i cili ka qenë në Afrikë për një miqësore të kombëtares së tij në shtator, ka pasur temperaturë dhe dhimbje koke përgjatë një muaji.
Drogba ka qenë i sëmurë që para ndeshjes me Arsenalin, më 3 tetor.
Sulmuesi po i nënshtrohet një terapie intensive 48-orëshe dhe pritet të mos ketë probleme për shërimin.
Top Channel