Domenech: I papunë me 6 mijë euro në muaj

10/11/2010 15:55

Raymond Domenech, ish trajneri i Francës, është nënshkruar në listën e të papunëve dhe do të marrë përfitimet e saj.

E përditshmja “Sud-Ouest” llogaritë që ish trajneri, i pushuar nga puna pas botërorit të Afrikës së Jugut, do të marrë nga 5600 në 5900 euro në muaj.

Për nëntë ditët e tij të para si i papunë do të marrë rreth 1736,32 euro, bën të ditur gazeta që ka pasur akses në arkivin e institutit të punësimit në Francë, në të cilin Domenech është nënshkruar në kërkim të punës si trajner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA