Cameron, fjalim në Kinë

10/11/2010 09:50

Kryeministri David Cameron, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në Kinë, në fund të vizitës së tij në vend, duke hapur çështjen e lirisë politike në vend.

Në një fjalim para studentëve, zoti Cameron tha se Kina po dilte si një fuqi globale dhe kishte nevoje të kishte një ekonomi më të hapur për të patur një prosperitet më të madh.

Zoti Cameron tha se demokracia parlamentare, media e lirë dhe gjyqësori janë garantuesit më të mirë të prosperitetit dhe stabilitetit.

Ai shtoi se shpresonte që Kina me kalimin e kohës do të shkojë në rrugën drejt një hapje më të madhe politike.

Si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Kinën, që kur dizidenti i burgosor Liu Xiabo u nderua me çmimin Nobel për Paqen, kryeministri ka qënë nën presion për të ngritur çështjen e të drejtave të njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA