Brazil, rebelim në burg, 18 viktima

10/11/2010 03:55

Të paktën 18 të burgosur kanë gjetur vdekjen si pasojë e një rebelimi në një burg të shteti Maranaho në veri të Brazilit.

Rebelimi nisi të hënën kur një grup të burgosurish pasi i morën me forcë armën e një gardiani nisën të qëllojnë ndaj grupeve rivale brenda burgut.

Situata e krijuar ka shkaktuar edhe rebelimin e pjesës tjetër të të burgosurve si dhe është dashur ndërhyrja e shumë forcave të tjera policie për të rivendosur situatën në vend.

Mendohet që shumica e viktimave të jetë shkaktuar nga përleshjet mes të burgosurve, ndërsa disa të tjerë nga ndërhyjra e policisë.

Top Channel