Bajern, historia në një libër 30 kg

10/11/2010 21:15

Peshon 30 kilogramë dhe kushton 2999 euro. Është libri prej 552 faqesh që tregon historinë e Bajenit, nga krijimi në 1900 deri më sot.

Vëllimi që do të dalë pas fundit të kampionatit, është prezantuar sot në Mynih nga presidenti i klubit, Rummenigge, Lahm e Schweinsteiger.

Kopja e parë e librit, nga i cili janë shtypur 4111 kopje, është rezervuar për Franz Beckenbauer, i cilësuar nga Rummenigge “pa dyshim personaliteti kryesor në historinë e skuadrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA