Deputeti i njohur holandez, Geert Wilders është shprehur kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Qendrimin e tij kryetari i Partisë së Lirisë e ka bërë të ditur në një intervistë për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”.

“Partia ime është kundër zgjerimit të BE, që do të thotë se do të votojë kundër anëtarësimit të Kroacisë”, ka deklaruar Wilders.

Deputeti holandez njihet për qëndrimet e tij ekstremiste. Së fundmi ndaj tij është hapur një proces gjyqsor për ofendim të popullsisë islamike.

Në një deklaratë Wilders dilte hapur kundër shtimit të popullsisë islamike në Holandë dhe krahasonte vargjet e Kur’anit me rregullat e Hitlerit.

Top Channel