Van Gaal: Kurrë nuk do fal Johan Cruyff

09/11/2010 21:25

Louis van Gaal, trajneri aktual i Bayern Munchen dhe ish-trajner i Barcelonës, ka deklaruar se “kurrë nuk mund të fal Johan Cruyff për atë që më bëri tek Barcelona.”

“Njerëzit nuk e dinë se çfarë kam kaluar unë si trajner i Barcelonës. Jam përpjekur gjithmonë të bëj një punë të mirë, por zoti Cruyff gjithmonë kritikonte”, është shprehur Van Gaal.

“Më kritikonte çdo javë. Ka thënë shumë gjëra, por asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësinë për frazat e tij”, vazhdon ai.

“Cruyff është një ikonë e vërtetë në Barcelonë. Tifozët gjithmonë i besojnë fjalëve të tij edhe pse nuk është i përfshirë në klub në mënyrë direkte”, sqaron trajneri hollandez.

Van Gaal ka fituar dy kampionate dhe një Kupë Mbreti në etapën e tij në Spanjë me Barcelonën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA