Solskjaer bëhet trajner

09/11/2010 19:55

Ole Gunnar Solskjaer ka marrë drejtimin e klubit norvegjez Molde.

Ish-sulmuesi i Manchester United ka punuar dy vitet e fundit si trajner i ekipit të rezervave të “Djajve të Kuq”.

Solskjaer la futbollin në vitin 2007 pas një dëmtimi në gju. Norvegjezi ka shënuar me Manchester United 126 gola, midis të cilëve edhe golin që i dha fitoren ekipit anglez në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen në vitin 1999.

“Karriera e tij si futbollist ka qenë e shkëlqyer dhe kjo gjë do e ndihmojë në karrierën e re si trajner”, është shprehur trajneri i United, Sir Alex Ferguson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA