Markizio: Bogdani, i vështirë për t’u markuar

09/11/2010 13:30

Skuadra e tij është mundur 3-1 në këtë fundjavë, por për Erjon Bogdanin vazhdon të flitet mirë në Serinë A.

Edhe pse nuk është se shkëlqeu në sfidën në Torino ndaj Del Piero & Co., mesfushori i juventinëve dhe i kombëtares së Italisë, Klaudio Markizio, thekson se një nga detajet më të rëndësishme të fitores së skuadrës së tij ishte fakti që mundën të bllokonin sulmuesin shqiptar: Juventusi fitoi ndeshjen në mbrojtje, mbi të gjitha me Sorensen, i cili bëri një lojë të shkëlqyer.

Nuk ishte e lehtë që të markoje Bogdanin, ai fliste shumë me Bonuçin edhe pse është i huaj, tha dje Markizio për “TuttoSport”. Megjithatë, shtypi nuk e ka vlerësuar shumë punën e Bogdanit, i cili mori notën 5: “Bën shumë rrëmujë, duke u zënë me Sisokon, duke u rrëzuar shpesh në tokë më shumë i vdekur sesa i gjallë, duke vrapuar vazhdimisht për t’u ankuar te gjyqtari… Por nuk bën atë që duhet të bëjë  një sulmues, i cili luan futboll”, shkruante “Romagnanoi.it”.

Top Channel