Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të menaxhohen teknikisht me sukses nga ana e të gjitha trupave në KQZ.

Plani operativ, që është miratuar ditë më parë, i ka të detajuara të gjitha veprimet që kanë filluar të ndërmerren prej datës 3 nëntor e tutje.

Nga data 3 deri 9 nëntor po vazhdon procesi i emërimit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Po ashtu prej datës 3 deri më 7 nëntor 2010, KQZ-ja ka punuar në vendosjen e kufizimeve të shpenzimeve për subjektet politike, duke u bazuar në listën e rifreskuar, prej 500 euro për 1000 votues.

Nga data 3 deri më 11 nëntor 2010 duhet të konfirmohet afati i fundit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, i cili bëhet jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Prej 3 deri më 16 nëntor 2010, sipas ligjit cilësohet si periudha e regjistrimit për votimin jashtë Kosovës. Ndërsa prej 10 deri më 16 nëntor 2010 do të jetë periudha e shërbimit të votuesve.

Sipas kësaj dinamike, që e ka hartuar KQZ-ja prej 22 deri më 26 nëntor 2010, është parashikuar periudha e kundërshtimit dhe e konfirmimit në listë.

Top Channel