Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë i kanë shprehur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbështetje për organizimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Mbështetja është ofruar konkretisht nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell dhe shefi i zyrës së ICO-së, Piter Feith.

Ata ishin të pranishëm në një takim të organizuar dje nga krerët e KQZ-së, të cilët kishin ftuar ambasadorët e vendeve të Kuintit, si dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare.

Ndërkohë, edhe presidenti i përkohshëm Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje partive që të luajnë një rol konstruktiv dhe konform rregullave që ky proces zgjedhor të kalojë sa më mirë.

Top Channel