Kosovë, 30 intelektualë aderojnë në PDK
09/11/2010 10:20
Rreth 30 intelektualë nga Prizreni janë bashkuar mbrëmjen e djeshme me degën e PDK-së në këtë komunë.
Në ceremoninë e aderimit ata u pritën nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëkohësisht ministër në ikje i Arsimit. Hoxhaj është shprehur se ky aderim tregon se PDK-ja vazhdon të ketë besimin e qytetarëve të Kosovës.
“Ne jemi një parti reformuese, që ka vizion shtetndërtues. Jemi gjithashtu një parti me vizion që ka si synim anëtarësimin në BE”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar më tej se PDK synon t’u ofrojë të rinjve mundësitë më të mira si për arsim, ashtu edhe për punësim.
Top Channel