Inter, Snejder i shtohet mungesave

09/11/2010 15:25

Inter vazhdon të jetë në emergjencë. Në prag të transfertës me Lecce-n nesër në mbrëmje, Rafael Benitez ka grumbulluar 19 lojtarë, midis të cilëve edhe Stankoviç.

Siç parashikohej, në listë mungojnë Julio Cesar dhe Cambiasso. Të dy lojtarët kanë shpresë të rekuperohen për derbin ndaj Milanit të dielën.

Mungesa të tjera të rëndësishme për ekipin zikaltër janë edhe Maicon dhe Samuel, të cilët pësuan dëmtime në ndëshjen e të shtunës së kaluar ndaj Brescia-s. Mbrojtësi argjentinas pësoi nnjë dëmtim të rëndë në gju dhe sezoni për të ka përfunduar. Më i lehtë dëmtimi për Maicon.

Gjithashtu, nuk është grumbulluar për ndeshjen e nesërme edhe Wesley Snejder. Për këtë mungesë Benitez u shpreh: “Gjatë pushimit të ndeshjes ndaj Brescia-s u ndje keq dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ndodhi.”

Fatmirësisht, trajneri spanjoll do të ketë në dispozicion të paktën serbin Dejan Stankoviç. Kjo është lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Luca Castellazzi, Paolo Orlandoni, Alberto Gallinetta; Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Marco Materazzi, Cristian Chivu, Davide Santon, Felice Natalino. Mesfushorë: Dejan Stankovic, Joel Obi, Coutinho, Mancini, Obiora Nwankwo. Sulmues: Samuel Eto’o, Diego Milito, Goran Pandev, Ludovic Biabiany.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA