Zyra Civile Ndërkombëtare ka deklaruar se mbështet bisedimet për veriun e Kosovës nëse Prishtina dhe Beogradi bien dakord për ta diskutuar.

Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit “FoNet”, e cila citon burime pranë ICO-së.

“Vendimi se cfarë duhet të shtrohet në rendin e ditës në bisedimet e reja varet nga dy palët”, ka deklaruar burimi, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin.

Ndërkohë, zëdhënësi i ICO-së, Kai Mueller Berner ka deklaruar se ky institucion do të mbështesë të gjitha përpjekjet që cojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

“Funksionimi i gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës është një prioritet për të cilin duhet të diskutohet”, ka pohuar zëdhënësi.

Top Channel