Drogba me malarje

09/11/2010 17:15

Sulmuesi i Chelsea-t, Didier Drogba, ka qenë i prekur nga malarja përgjatë një muaji, konfirmoi sot trajneri i tij, Carlo Ancelotti.

“Nuk e di ku mund ta ketë marrë sëmundjen. I dhashë disa ditë leje, u largua me pushime dhe kur u kthye kishte malarje. Tani ka kaluar, është mirë”, u shpreh Ancelotti, trajneri i kryesuesve të Premier League.

Drogba nuk ndihej mirë muajin e kaluar dhe mungoi në ndeshjet ndaj Aston Villa-s dhe nuk udhëtoi në Rusi për të luajtur kundër Spartakut të Moskës (19 tetor).

Edhe pse kishte temperaturë një ditë më përpara, Drogba luajti në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Liverpool, të dielën e kaluar, ku ekipi i tij humbi 2-0 në “Anfield Road”.

Pas një muaji në të cilin vetë Drogba nuk e dinte sëmundjen që po vuante, mbrëmjen e djeshme analizat e gjakut zbuluan që kishte qenë i prekur nga malarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA