Drashkovic: Serbët të dalin në zgjedhje
09/11/2010 14:50
Politikani serb Vuk Drashkovic ka deklaruar sot se do të ishte në interesin e serbëve të Kosovës pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme që shteti i ri do të mbajë më 12 dhjetor.
“Deklaratat e disa ministrave tanë se nuk janë pjekur kushtet për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje janë vazhdim i strategjisë së gabuar shtetërore”, ka pohuar Drashkovic.
Sipas tij, tashmë ekzistojnë të gjitha kushtet që serbët e Kosovës të mos jenë më pengje të askujt.
“Ata jetojnë në Kosovë dhe askush nuk ka të drejtë t’u japë leksione patriotizmi. Nuk janë ata që e kanë humbur sovranitetin e shtetit të Serbisë ndaj Kosovës. Përkundrazi, ata janë viktimat më të mëdha”, ka theksuar Drashkovic.
Top Channel