Shërbimet sekrete në Bullgari kanë arritur të zbulojnë hartimin e një atentati në dëm të kryeministrit të këtij vendi, Bojko Borisov.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat bullgare, të cilat iu referohen burimeve pranë shërbimeve të sigurisë.

Sipas këtyre të fundit, atentati është menduar nga një grup oligarkësh bullgarë, të cilët dyshohet të jenë të lidhur me botën e krimit.

Sipas burimeve, rreth 4 muaj më parë u zbulua se disa biznesmenë të fuqishëm ishin mbledhur në hotelin “King George Palace” të Athinës për të diskutuar mbi planin në fjalë.

Sipas burimeve, filantropët në fjalë kanë ofruar një shumë prej 400 mijë eurosh për vrasjen e Borisov, ndonëse për ekzekutimin e tij nuk është marrë një vendim konkret.

Kohët e fundit kryeministri bullgar ka marrë kërcënime serioze për jetën për shkak të luftës së ashpër që i ka shpallur krimit të organizuar dhe arrestimit të biznesmenëve të fuqishëm të lidhur me botën e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA