Torres: Dëmtimet penguan lojën time

08/11/2010 14:00

Sulmuesi i Liverpool, Fernando Torres, mohoi zërat se në fillim të këtij sezoni pati një mungesë besimi gjë e cila çoi në shënimin e shumë pak golave nga ana e tij.

Kampioni i Botës me Spanjën  u shpreh se problemi i tij i vetëm ishin dëmtimet që e shoqëruan gjatë shtatë muajve të parë të vitit.

Torres shënoi të dielën dy gola ndaj Chelsea-t, ekipit që kryeson kampionatin anglez, duke i dhënë fitoren ekipit të tij me rezultatin 2-0.

“E dinim që po të fitonim ndeshjen do të kishim më shumë besim në vetvete”, u shpreh Torres për BBC Sports.

“Ekipi po përmirësohet dhe duhet të përqendrohemi në dy ndeshjet që do të luajmë në pesë ditë e ardhshme”, përfundoi Torres.

Liverpool, i nënti në renditjen e Premier League, do të luajë të mërkurën ndaj Wigan dhe të dielën ndaj Stoke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA