Tadic, pa qendrim për serbët e Kosovës
08/11/2010 15:40
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se mendimin e tij lidhur me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta japë pas një vendimi që pritet të marrë qeveria serbe.
“Qeveria do të dalë me një qëndrim dhe pastaj unë do të dal me një deklaratë”, ka deklaruar presidenti Tadic.
Ndërsa më herët, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic u shpreh kundër pjesëmarrjes së serbëve në këtë proces, me pretendimin se nuk janë plotësuar kushtet.
“Personalisht mendoj se nuk janë krijuar kushtet që serbët të dalin në zgjedhje”, ka pohuar shefi i diplomacisë serbe.
Top Channel