OKB, Obama: India, anëtar i përhershëm

08/11/2010 16:20

Jetë të gjatë marrëdhënieve tona! Me këto fjalë Barack Obama ka mbyllur fjalimin e tij në Parlamentin indian.

Presidenti amerikan ka njoftuar angazhimin e SHBA për përfshirjen e Indisë mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë fjalimit që zgjati 40 minuta, Obama ka cituar Gandhi-n dhe Martin Luther King, si dhe ka bërë thirrje për një botë pa armë atomike.

Më tej ai ka sulmuar regjimin birman duke e akuzuar se ka vjedhur votat, ndërkohë që ka theksuar se SHBA nuk do të lënë vetëm Afganistanin.

Në këtë drejtim shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka drejtuar vëmendjen tek strehat e terroristëve në Pakistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA