La Liga, fitojnë Real e Barça

08/11/2010 08:30

Nuk ndryshon kreu i klasifikimit në Spanjë pas fitoreve të Real Madrid dhe Barcelona në javën e 10-të të kampionatit spanjoll.

Real Madrid fiton derbin madrilen kundër Atletico Madrid me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga mbrojtësi Carvalho në minutën e 13-të dhe mesfushori Ozil në të 19-ën.

Barcelona fiton në transfertë ndaj ekipit tjetër madrilen, Getafe, me rezultatin 3-1. Golat për katalanasit u shënuan nga Messi, Villa dhe Pedro ndërsa goli i nderit për vendasit u shënua nga Manu me 11-metërsh.

Rezultatet e tjera të ditës së djeshme janë: Osasuna-Hercules 3-0, Villarreal-Athletic Bilbao 4-1, Zaragoza-Mallorca 3-2, Levante-Deportivo 1-2 dhe Almeria-Sporting Gijon 1-1. Sot do të luhet Sevilla-Valencia.

Real Madrid kryeson klasifikimin me 26 pikë, ndjek Barcelona me 25 dhe Villarreal 23 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA