Kleriku jemenas: Të vriten amerikanët

08/11/2010 16:35

Kleriku radikal nga Jemeni, Anwar al Awlaki, ka bërë thirrje për vrasjen e qytetarëve amerikanë, në një video-mesazh të transmetuar në një ueb sajt islamik.

Al Awlaki, i lindur në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar se për vrasjen e amerikanëve nuk është e nevojshme të merret leje, pasi sipas tij ata janë pjesë e “partisë së djajve”.

Videoja vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet bllokuan pakot-bombë të nisura nga Jemeni drejt SHBA, për të cilat u fajësua pikërisht Al Awlaki.

SHBA e kanë cilësuar atë si një terrorist ndërkombëtar dhe e kanë lidhur me vrasjet e kryera vitin e kaluar në bazën amerikane të Fort Hood në Teksas, me planifikimin e një atentati për Krishtlindje dhe me tentativën e dështuar për një shpërthim në sheshin Times Square të Nju Jorkut.

Autoritetet amerikane thonë gjithashtu se Al Awlaki është lideri i degës së Al Kaedës në Gadishullin Arab, që konsiderohet edhe si një nga bazat e rrjetit terrorist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA