Irak, takohen liderët politikë

08/11/2010 17:15

Liderët e blloqeve kryesore politike në Irak janë mbledhur për herë të parë që prej zgjedhjeve të marsit, me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik që zgjat prej 8 muajsh.

Pas një takimi të shkurtër të zhvilluar në qytetin verior të Irbilit, liderët politikë kanë rënë dakord që bisedimet t’i vazhdojnë të martën në Bagdad.

Autoritetet deklarojnë se duhen ende të kalohen pengesa të mëdha, për të arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Synimi i takimeve, i pari i të cilëve u prit nga presidenti i rajonit kurd Masoud Barzani në Irbil, është arritja e një marrëveshjeje për krijimin e një qeverie koalicioni, në të cilën të marrin pjesë shiitët, sunitët dhe kurdët.

Politikanët duhet të bien dakord mbi emërimin e kryeministrit, presidentit dhe kryetarit të Parlamentit, në kohën e duhur para votimit që do të mbahet në seancën parlamentare të së enjtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA