Nën masa të rrepta sigurie/ Pronari i barit të Crans Montana shfaqet në vilën e tij pas lirimit nga burgu, mister garancia për të prej 430,000 eurosh
Autoritetet gjeorgjiane kanë bërë të ditur se si kanë ndaluar disa muaj më parë një grup trafikantësh që po përpiqeshin të shisnin në tregun e zi uranium.
Personat e kapur, dy shtetas armenë, kaluan përtej kufirit në Gjeorgji gjatë natës, para se të arrestoheshin përmes një operacioni blic.
Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për krijimin e bombave atomike dhe ekspertët druhen se sasi të tjera mund të jenë trafikuar në rajon dhe të kenë rënë në duart e terroristëve.
Hetuesit gjeorgjianë deklarojnë se më herët, në muajin mars, dy armenët kishin fshehur uraniumin e pasuruar në një konteiner cigaresh, e kishin futur atë në një tren që kalonte nga Jerevani në Tbilisi dhe më pas kishin kaluar edhe vetë kufirin.
Ndërkohë që mendonin se po i shisnin një kampion prej 18 gramësh një grupi terrorist islamik, ata ranë në grackën e një oficeri të infiltruar në Tbilisi.
Top Channel