Shefi i misionit EULEX, Xavier de Marnhac deklaroi sot se hetimet për politikanët e korruptuar nuk do të pezullohen për shkak të zgjedhjeve.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi me kryeministrin Thaci, ku paralajmëroi për ngjarje të rëndësishme që do të ndodhin edhe gjatë procesit zgjedhor.

I pyetur nga mediat nëse ky qendirm i EULEX-it do të ndikojë në fushatën e PDK-së, kryeministri Thaci deklaroi se askush nuk është mbi ligjin.

Përsa u përket zgjedhjeve të 12 dhjetorit, De Marnhac ka theksuar se ato duhet të zhvillohen në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA