Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Valentin Incko ka përshëndetur vendimin e ministrave të Brendshëm të BE-së për heqjen e vizave.

“Liberalizimi i vizave paraqet fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes Bosnjes dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Incko.

Përshëndetje kanë ardhur edhe nga kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, i cili ka theksuar se ky vendim duhet të ishte marrë më herët.

“Shkëlqyeshëm! Ky është një lajm i mirë dhe unë përfitoj nga rasti për t’i uruar të gjithë”, ka deklaruar Dodik.

Top Channel