Suedi, kapet “gjahtari i emigrantëve”

07/11/2010 18:00

Autoritetet suedeze njoftuan kapjen e “gjahtarit të emigrantëve”, i cili në dy vitet e fundit ka qëlluar me armë ndaj të huajve në Malmo duke vrarë një person.

Policia tha se i dyshuari 38 vjeç akuzohet për vrasjen e një emigranti dhe për shtatë tentativa për vrasje. Mendohet se ai është autorit i hapjes së zjarrit kunder disa emigrantëve në qytetin e Malmos.

Organet hetimore suedeze dyshojnë se i ndaluari mund të ketë lidhje edhe me disa vrasje të tjera që nga viti 2003.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA