Merapi kërcënon vizitën e Obamës
07/11/2010 21:00
Aktiviteti i vullkanit Merapi në Indonezi rrezikon të pezullojë vizitën e presidentit amerikan, Barak Obama në vendin aziatik.
Stafi i kreut të Shtëpisë së Bardhë po analizon situatën e krijuar dhe zonat e ndikimit të hirit vullkanik mbi fluturimet ajrore në Indonezi.
Por, kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga vizita e presidentit Obama, në Xhakarta autoritetet vendase sigurojnë se situata në kryeqytetin vendas, që ndodhet rreth 600 kilometra larg vendndodhjes së vullkanit është mëse normale dhe pa asnjë rrezik për avionin presidencial amerikan, “Air Force One”.
Gjithësesi stafi i presidenit Obama shton se është duke e mbikqyrur situatën nga afër për të shmangur “surprizat”.
Top Channel